E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngricat gjunjëzojnë Europën, shkon në 300 numri i viktimave

Europë- Bilanci i viktimave nga i ftohti siberian që ka goditur pjesën më të madhe të Europës duket se po rritet dita-ditës, teksa termometri ka zbritur në Finlandë në -40 gradë celcius.

Mësohet se mbi 300 persona kanë humbur jetën si pasojë e të ftohtit, kryesisht nga hipotermia dhe qindra të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Temperaturat nën zero gradë përveç vdekjeve kanë sjellë edhe mjaft probleme sa i takon lëvizjes, si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Rrugë të mbuluara me dëborë, dhe avionë që vazhdojnë të mos ngrihen nga pistat e aeroportove është panorama e javës së fundit në shumë vende të Europës Qendrore dhe atë Lindore. Në Bosnje është shpallur gjëndja e emergjencave civile për shkak të motit tejet të acartë dhe izolimit nga dëbora dhe ngricat.

Gjatë ditëve të fundit 8 persona humbën jetën në Poloni, 4 në Francë dhe numri më i madh i tyre është shënuar në Ukrainë, plot 131 persona.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Shkon në 520 numri i viktimave në Turqi TURQI -  Bilanci i viktimave i tërmetit të fuqishëm në...
  2. Temperaturat e ulëta në Europë, shkon në 90 bilanci i viktimave Europë- Acari që ka goditur javën e fundit pjesën më...
  3. Gjirokastër- Ngricat në rrugë, shtohet numri i të lënduarve nga rrëshqitjet Gjirokastër- Rrugët e ngrira kanë shtuar edhe numrin e personave...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›