Berisha: Vetëm Rama dëshpërohet nga rritja ekonomik
TIRANE- Kryeministri Berisha deklaroi gjatë mbledhjes së sotme të Grupit parlamentar të PD-së, edhe njëherë se, ekonomia shqiptare nuk e ka njohur krizën në këto katër vite. Ai theksoi edhe njëherë se rritja ekonomike në 4 vite ka qënë 18 për qind.
“Ekonomia shqiptare në raport me globalen është e vogël, por në mënyrën më të shkëlqyer ia doli t’i rezistojë krizës. Nëse do lexoni për krizën e 4 viteve të fundit do gjeni se kjo është e vetmja në Europë që ka patur në 4 vitet e fundit, 18% rritje ekonomike. Kjo rritje ekonomike ka bërë që në 4 vjet të dyfshohen rrogat e mësuesve, mjekëve etj”, tha Berisha.
Kryeministri deklaroi më tej se i vetmi njeri që dëshpërohet nga rritja ekonomike është lideri i opozitës, Edi Rama, duke iu përgjigjur kështu deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste të bëra një ditë më parë, se rritja ekonomike për të cilën flet Berisha është imagjinare.
“Ka fantazi, e vuan shumë, suksesi ekonomik i vendit e dëshpëron deri në palcë. Është i vetmi që iu tha shqiptarëve se qeveria po mashtron në vitin 2009, duke mos rritur rrogat, ndërkohë që ne e afruam rritjen e rrogave. Po në 2010, e cilësoi akt kriminal rritjen e rrogave dhe pensioneve, ai ishte akti më normal”, komentoi Berisha.
Kryeminsitri akuzoi kreun e opozitës njëkohësisht ish kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama se në katër vjet ka asfaltuar vetëm 12 rrugica në kryeqytet dhe ka kundërshtuar ato që shefi i qeverisë shqiptare i cilësoi si kurorën e infrastrukturës së Shqipërisë.
“12 rrugica në katër vjet, ndërkohë se ne ndërtuam mijra rrugica, ndër to kurorën e infrastrukturës shqiptare, Rruga e Kombit dhe Tuneli i Elbasanit. Rruga e Kombit zonë e ndaluar për ta, por tani e ka hequr traun. Po bëhet rruga e Elbasanit, ju e mbani mend sin a mbajtën deri në 5 të mëngjesit nga tmerri i tunelit. Tani vituan kredinë e fundit”,- u shpreh Berisha.
Berisha u shpreh se vitet ku vendi udhëhiqej nga qeveria janë vite të arritjeve të padiskutueshme.
“Këto janë katër vite, nuk kanë qenë fushë më lule, por vite të arritjeve të padiskutueshme, nuk merret me realitetin po merret me fantazinë që krijon dhe me fabrikën e tij të mendimit. Manipulon në mënyrë trashanike mediat që i kontrollon”,- deklaroi kryeministri.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb)