E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine, 337 viktima nga përmbytjet

Rikthehen sërisht përmbytjet në kryeqytetin Manila të Filipineve vetëm një javë pas përmbytjes që shkaktoi të paktën 337 viktima.
Njerëzit i kanë mbijetuar që reshjeve të dendura të shiut që përmbytën të shtunën veriun e Filipineve, që shkaktoi rrëshqitje toke dhe përmbytje të mëdha.
Burimet zyrtare konkludojnë se shifrat e dëmeve të shkaktuar arrijnë deri në 43 milion dollarë.
Taifuni Parma i cili goditi Filipinet javën e shkuar është zhvendosur gjatë javës në pjesën veriore të Luzonit.
Për më tepër rreshqitjet e dheut nga malet dhe reshjet e dendura kanë bërë që lumejtë dhe rezervuaret të dalin nga shtretërit duke shkaktuar më shumë përmbytje.
Rreth 80 % Pangazinanit, një provincë kjo në veriperëndim të Filipineve ishte e përmbytur, duke shkaktuar më shumë se 50 mijë njerëz të evakuar.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave erdhën vetëm një javë pas shtrëngatës së fundit, në Kestana të kryeqytetit Manila të Filipineve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›