E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet monografia e Albert Jankut: Kështu e njoha unë Panajot Kanaçin"

Artisti i Popullit, balet-maestri dhe regjisori, Panajot Kanaçi është sjellë në një monografi në faqet e librit më të fundmë, me titull: "Kështu e njoha unë Panajot Kanaçin", - i autorit Albert Janku.
Që në parathënien e këtij libri, autori Janku përshkruan njohjen me mjeshtrin Kanaçi, për të cilin thotë ndër të tjerash: "u largua nga kjo jetë, kur po ndjente si asnjëherë aromën e lirisë së plotë, ndërsa e ka përshkruar karrierën artistike dhe portretizimin e tij me termin "vepër Kanaçiane".
Autori ka thënë më tej se, "nisa të shkruaj për këtë vepër për Mjeshtrin e Madh Panajot Kanaçi, jo vetëm se kujtimet, mbresat, jeta e tij e pasur shpirtërore dhe krijmtaria e bollshme, më kanë mbetur gjithmonë të freskëta në memorien time, por botimi i disa viteve më parë, të librit "Jeta dhe Vepra e Panajot Kanaçit", një monografi e Engjëll Tërshanës, më hapi rrugën dhe më ndriçoi të orientohem në ndërtimin e kësaj vepre, që lexuesi e ka në dorë", - shkruan autori Janku në parathënien e kësaj monografie të titulluar: "Kështu e njoha unë Panajot Kanaçin".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›