Brown: Ekonomia britanike do rritet shpejt

Kryeministri britanik Gordon Brown deklaroi sot se ekonomia e Britanisë së Madhe do të njohë një rritje më të shpejtë ekonomike se sa pritet gjatë vitit të ardhshëm, duke hedhur poshtë deklarimet e konservatorëve, sipas të cilëve për rifillimin e rritjes ekonomike duhen ende shumë vite dhe vendime tepër të vështira. Në një intervistë për gazetën e djathtë "Daily Telegraph", Brown parashikoi një rritje të fortë ekonomike gjatë 12 muajve të ardhshëm. Duke i konsideruar konservatorët si "pesimistë", kreu i qeverisë britanike u shpreh se "është thjesht e pavërtetë" se për rifillimin e rritjes ekonomike duhen edhe shumë vite.
Brown argumentoi gjithashtu se reduktimi i shpenzimeve publike që u propozua gjatë një konference të partisë koservatore në fillim të kësaj jave vetëm sa do t'i zgjasnin jetën recesionit të thellë aktual në ekonomi. "Nëse ke gati një politikë për rritjen e ekonomike të Britanisë së Madhe, atëherë duhet të ulësh papunësinë, të bësh ekonominë të ecë përpara dhe pastaj do të kemi rritje më të fuqishme", theksoi ai gjatë intervistës për të përditshmen "Daily Telegraph".
"Kemi deklaruar se ekonomia britanike do të rritet me 1.5 për qind vitin e ardhshëm dhe njerëzit po na mbështesin pas rezultateve që kanë parë gjatë pak muajve të fundit", deklaroi Brown. Në një fjalim drejtuar aktivistëve të partisë në Mançester, lideri i konservatorëve David Cameron, i cili është favorit për fitimin e zgjedhjeve të ardhshme dhe marrjen e drejtimit të qeverisë britanike, u premtoi votuesve një të ardhme më të ndritur. Por ndërkohë ai paralajmëroi britanikët se duhet të durojnë dhimbjen nga reduktimi i ndjeshëm i shpenzimeve publike, përpara se të shohin rezultatet e rritjes ekonomike.
Nga ana tjetër, Brown deklaroi për gazetën se "politikat e ashpra" të Cameron do të sillnin më shumë probleme në ekonomi dhe do të shkatërronin shërbime jetike si shëndetësia dhe arsimi. Sipas tij, propozimet e kreut të opozitës konservatore "janë një recetë për një papunësi më të lartë në Britaninë e Madhe".