Filipine, 440 viktima për shkak të stuhisë tropikale
Ka arritur në 440 numri i të vdekurve si pasojë e stuhisë tropikale Washi që goditi jugun e Filipineve dy ditët e fundit. Bilancin e viktimave e kanë konfirmuar sot burime nga Kryqi i Kuq dhe ushtria vendase.
Fillimisht stuhia ka goditur ishullin Mindanao ku 97 trupa janë gjetur në Cagayan de Oro, një prej porteve më të mëdha të ishullit dhe 75 të tjerë në Iligan. Sipas një burimi ushtarak, 375 persona rezultojnë të zhdukur në këto dy qytete. Të paktën 2000 persona janë shpëtuar pas ndërhyrjes së ushtrisë me mjete lundruese, kamionë dhe helikopterë.
Stuhia ka provokuar fillimisht përmbytje të disa zonave, për shkak të reshjeve të shumta që vijojnë prej të paktën 24 orësh dhe erës së fuqishme me shpejtësi 75 km në orë.