E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës, Basha e nis nga njësia 5

Kryebashkiaku Basha ka zgjedhur njësinë nr 5 në kryeqytet për të hapur diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2012.  I nisur në minibashkinë që i dha kryetarit aktual më pak vota se gjithë të tjerat, diskutimi për projektbuxhetin pritet të shtrihet gjatë ditëve të ardhshme në të gjitha minibashkitë e kryeqytetit.

Gjatë konsultimeve me të pranishmit, Basha u shpreh se buxheti prej 70 milionë dollarësh për vitin 2012 do të përqendrohet në tre shtylla kryesore: punësimi, cilësia e jetës dhe infrastruktura.

Buxheti i përmbahet filozofisë së çdo qytetari. Qyteti fillon nga pragu i derës së secilit prej jush. Tre janë shtyllat kyçe në projektbuxhetin e 2012-s për Bashkinë e Tiranës: punësimi, cilësia e jetës dhe infrastruktura, u tha Basha të pranishmëve, duke theksuar se do të ketë transparencë në shpërndarjen e drejtë të buxhetit.

Projektbuxheti i Bashkisë së Tiranës është kundërshtuar nga anëtarët e majtë të Këshillit Bashkiak, të cilët e kanë cilësuar një mashtrim politik të Bashës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›