E Diel, 1 Nëntor 2026

Filipine, 52 të vdekur nga stuhia tropikale

Stuhia ka shkaktuar vdekjen e të paktën 52 personave, të mbytur ose të mbuluar nga rrëshqitjet e tokës, bëri të ditur Këshilli i administrimit të katastrofave dhe zvogëlimit të rreziqeve.

27 persona të tjerë konsiderohen të zhdukur, kryesisht peshkatarë të kapur në befasi nga stuhia. Më tepër se 121 mijë banorë janë strehuar në qendra evakuimi pasi përmbytjet i kanë bërë shtëpitë e tyre të pabanueshme.

Një stuhi tjetër tropikale, “Mufia” (emri i një luleje kineze), po u afrohet brigjeve filipinase, duke sjellë reshje të shumta dhe stuhi ere.

Një anije me 8 marinarë në bord u mbyt dhe disa anëtarë të ekuipazhit nuk janë gjetur ende, bëri të ditur Florentino Sison, zyrtar i Këshillit kombëtar.

Filipinet përfshihen çdo vit nga rreth 20 stuhi dhe kalimi i tyre sjell shpesh viktima.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-31 15:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›