Filipine/ Rrëzohet avioni, vdesin tre persona
Një aeroplan Antonov është rrëzuar natën e së mërkurës në Filipine gjatë përpjekjeve për tu ulur në një aeroport ndërkombëtar në veri të kryeqyteti Manila. Autoritetet Filipine kanë konfirmuar se rrëzimi i avionit ka lënë të vdekur tre anëtarë të ekuipazhit, ndërkohë tre të tjerë janë dërguar në një spital pranë për të marrë mjekimet e nevojshme. Avioni Antonov 12 u nis nga provinca e Cebusë dhe kishte si destinacion aerportin Clark në Pampanga kur ai u përplas.
Sipas një raporti lokal në bordin e avionit ndodheshin 3 rusë, 2 uzbekistanas dhe një bullgar. Të mbijetuarit e këtij aksidenti janë piloti rus Tochny Yuri dhe dy shtetasit nga Uzbekistani, Dmitry Strummiski dhe Ruziev Borhadir. Ndërkohë ende nuk është bërë i mundur identiteti i viktimave.
"Rreth orës tetë apo nëntë në mbrëmje dëgjova një shpërthim, por nuk i vura rëndësi. Pastaj kur dola nga shtëpia pashë që një aeroplan ishte përplasur", ka thënë për Reuters këshilltari i fshatit, Patrick Mallari.
Autoritetet po vazhdojnë të punojnë për të bërë të mundur shkakun e mundëshëm të rënies së avionit.