E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, bie nga skela, vdes punëtori 33 vjecar

SHKODER-Një punëtor ka rënë nga skela ku punonte për ndërtimin e një pallati dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Shkodrës në lagjen “Liria”, ku 33 vjecari Besnik Braci ndodhej në skelë në katin e shtatë të një pallati në momentin që është rrëzuar dhe ka rënë nga një lartësi prej disa metrash. Policia konfirmon se plagët e marra në trupin e 33 vjecarit kanë qënë vdekjeprurëse.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, e cila është e treta e këtij lloji brenda një muaji në vend.

Në datën 8 prill një 50 vjecar ra nga skela dhe gjeti vdekjen në qytetin e Lezhës. Kurse pak ditë më parë nga kjo ngjarje, në urën e gjashtë, pjesë e aksit të superstradës Durrës-Kukës, gjeti vdekjen duke rënë nga ura një punëtor. Edhe këtë vdekje policia e konsideroi si aksident në punë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›