Filipine, ndahet nga jeta ish-presidentja Corazon Aquino
Ish-presidentja e Filipineve Corazon Aquino, e cila udhëhoqi revolucionin për rrëzimin e diktatorit Ferdinand Marcos, u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare pas një lufte 16-mujore kundër kancerit. Lajmin e njoftoi familja e saj.
Aquino u diagnostikua me sëmundjen në mars të 2008-ë, por mbajti shfaqje publike gjatë këtij viti. Një katolike e devotshme, ajo ishte e pranishme rregullisht në meshë deri pak kohë para se të shtrohej në spital në fund të qershorit.
Aquino, e njohur si "Cory" për miliona filipinas, ishte presidente nga viti 1986 deri në 1992 dhe do të kujtohet më së miri si një nga gratë e pakta të verdha që rrëzoi Marcos në 1986.
Ngjarjet e trazuara të atyre javëve arritën kulmin kur më shumë se 1 milion njerëz të cilët valëvisnin tufa me lule ndaluan avancimin e tankeve drejt ushtrisë rebele të drejtuara nga Aquino. Kur Marcos së bashku me bashkëshorten e tij Imelda u larguan nga vendi, vendosi një precedent për disidentët nga Afrika e Jugut deri tek Amerika Jugore dhe Pakistani.
" Ajo do të dëshironte të falenderonte secilin prej jush për të gjitha lutjet, dashurinë tuaj të vazhdueshme dhe përkrahjen. Kjo ishte dëshira e saj për të gjithë që të lutemi për njeri-tjetrin dhe për vendin tonë", tha djali i ish-presidentes, Benigno Aquino Jr.
Cory ishte një udhëheqëse jo e gatshme. Ajo u përfshi në politikë vetëm pasi bashkëshorti i saj politikan, lideri i opozitës Benigno u vra në aeroportin ndërkombëtar të Manilës në 1983, pas kthimit të tij nga mërgimi në Shtetet e Bashkuara.
Duke akuzuar Marcos për dhënien e urdhërit, Aquino udhëhoqi marshimin e protestave por hezitoi kur zgjedhjet u thirrën për t'u mbajtur në 1986.
Në mënyrë të pashmangshme, presidenca e saj ishte më pak i suksesshëm se e revolucionit, me një seri përpjekjesh për grusht shteti nga ana e ushtrisë duke e mbajtur adminsitratën të paralizuar.
Aquino u përgëzua për guximin e saj, por ndërhyrja e shpeshtë e ushtrisë paralizoi të gjithë sundimin e saj. Katastrofat natyrore duke përfshirë shpërthimin e madh vullkanik në malin Pinatubo në vitin 1991, dëmtuan rëndë ekonominë.