E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 353 të vdekur nga gripi i derrave

SHBA-ja vendi më i prekur nga epidemia botërore e gripit regjistroi sot edhe 51 të vdekur të tjerë për shkak të virusit të gripit të derrave në krahasim me një javë më parë, duke e çuar në 353 numrin e të vdekurve .
Sipas shifrave të publikuara sot nga të dhënat e përjavshme, sipas raportit të vëzhguesve të Qendrës amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC), rreth 5 514 persona rezultojnë të shtruar në spital për shkak të këtij virusit. CDC njoftoi gjithashtu në raportin e sotëm që do të ndërpresë publikimin e rasteve individuale të konfirmuara ose të mundshme me gripin e derrave A (H1N1).
"Qendra amerikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve do të publikojë numrin e përgjithshëm të të shtruarve në spital dhe numrin vdekjeve të përjavshme dhe do të vazhdojë të përdorë sistemin e saj monitorues për të ndjekur ecurinë e epidemisë të gripit A (H1N1)", theksoi CDC-ja në faqen e saj të internetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›