Mbreti Leka I: Kthimi i eshtrave veprim fisnik
Lajmi për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog nga Parisi ku ai u varros në prill të vitit 1961, ka rikthyer shpresën e pareshtur të Familjes Mbretërore për të vënë në vend amanetin e fundit të Mbretit. Ky vendim i rëndësishëm i qeverisë, që pritej prej kohësh, është përshëndetur nga vetë Trashegimtari i Fronit Mbretëror, i biri i Mbretit Zog, Leka I.
Naltmadhëria e Tij, Leka Zog I Trashëgimtar i Fronit Mbretëror
“Një vendim i tillë është i madh, është një vendim që ndryshon historinë dhe nuk është kollaj për t’u marrë. E tash kjo më ka gëzu pa masë.”
Por kur do të kthehen eshtrat?
Leka Zog I
“Ajo do të varet, ngaqë është pak herët”
A do të prehet edhe trupi i Mbretit në varrezën mbretërore, pranë nënës së tij?
Leka Zog I
“Ashtu do të jetë…”
Familja Mbreterore përmes një deklarate e ka cilësuar vendimin e qeverisë një veprim fisnik në respekt të figurës së Mbretit Zog dhe trashëgimtarëve të tij, ku një falenderim i veçantë shkoi për Kryeministrin Sali Berisha.
Me krijimin e Komisionit qeveritar shtetëror rikthimi i eshtrave të Mbretit Zog është vetëm çështje kohe, dhe pritja e vendosja e tyre në varrezën mbretërore do të përmbushet me tërë ceremonialin që i takon arkitektit të shtetit modern shqiptar.