Filipinë, rrëzohet avioni me 85 persona, shpëtohen 15 persona

Një aeroplan ushtarak që mbante në bord të paktën 85 vetë u rrëzua në Filipinet jugore të Dielën, tha shefi i forcave të armatosura. Deri më tani 15 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat e djegura të avionit C-130, i cili u rrëzua ndërsa u përpoq të ulej në ishullin Jolo në provincën Sulu, i tha AFP gjeneral Cirilito Sobejana. “Jemi duke verifikuar situatën në vend tani, ne po lutemi që të mund të shpëtojmë më shumë jetë,” tha Sobejana. Shumë prej udhëtarëve kishin përfunduar së fundmi trajnimin në një bazë ushtarake dhe po vendoseshin në ishullin e qete si pjesë e një task force të përbashkët që luftonte terrorizmin në rajonin me shumicë myslimane. Ushtria ka një prani të madhe në Filipinet jugore, ku operojnë grupe militante.