E Diel, 1 Nëntor 2026

Filipine, rrëzohet në një shkollë avioni, 7 të vdekur

Një avion turistik u përplas me një shkollë fillore në Filipine, duke shkaktuar vdekjen e të paktën e shtatë personave.

Fatmirësisht në ndërtesë në momentin e përplasjes nuk po bëhej mësim, pasi në të kundërt bilanci i këtij aksidenti do ishte shumë më i rëndë.

Piloti i avionit i drejtuar drejt ishullit Mindro, kishte kërkuar të bënte një ulje emergjence vetëm pak pasi ishte shkëputur nga aeroporti në Manila, por nuk arriti që të kthehej.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›