Tadiç: Nuk heqim dorë nga Rezoluta 1244
Bashkëbiseduesit ndërkombëtarë në dialogun teknik të Prishtinës dhe Beogradit kanë kërkuar që Serbia, në kërkimin e zgjidhjes për përfaqësimin rajon të Kosovës, të heq dorë nga Rezoluta 1244, por unë këtë kurrë nuk do ta pranoj, ka thënë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.
"Me Rezolutën 1244 vendoset paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe në bazë të saj mund të gjendet zgjidhja për të ardhmen. Në qoftë se Rezoluta 1244 ishte argument të cilin Kosova e ka zbatuar para Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë dhe nëse kjo ishte themel për shumë pranime, nuk e di se pse para Serbisë shtrohet kërkesa që të heq dorë nga Rezoluta 1244, kur fjala është për përfaqësim rajonal”, ka thënë Tadiç, transmeton Tanjug.
"Kjo ishte një kërkesë e qartë për të marrë kandidaturën (për BE), por këmbëngulja në Rezolutën 1244 nuk është çështje e inatit politik, po e parimeve dhe e bazave reale që të gjendet zgjidhja për Kosovën” ka theksuar më tej Tadiç.
I pyetur se nëse kërkesa e tij drejtuar serbëve në veri të Kosovës për heqjen e barrikadave, kishte të bënte me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, për ndarjen e statusit të kandidatit për Serbinë, Tadiç ka thënë se “kjo nuk është e vërtet”, ndërsa i porositur serbët që të mos marrin udhëzime nga centralet e Beogradit.