Japoni, 1.8 ton ujë radioaktiv në centralin e Genkai

Një sasi e madhe uji radioaktiv ka dalë nga një pompë në brendësi të reaktorit numër 3 të qendrës nukleare Genkai në Japoni, ndonëse nuk pati asnjë rrjedhje në ambient.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase të cilat theksojnë se sasia e ujit radiaktiv shkonte në 1.8 ton.
Ndërkaq Kyushu Electric Power, kompania që drejton impiantin, nëpërmjet një komunikate shprehet se shkak për këtë ka qenë një problem në njërën nga pompat.
Muajin e kaluar kompania kishte aktivizuar reaktorin numër 4 pasi ishte shuar papritmas nga një parregullsi dhe kondensim në motor.
Reaktori numër 3 ishte fikur për një inspektim rutinë, kur u verifikua problemi me pompën.