E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA thellohet pabarazia sociale

Diferencat në pabarazinë midis 1% të amerikanëve më të pasur dhe 99% të pjesës tjetër të popullsisë është rritur në një nivel rekord gjatë 2012-s, tregoi një raport i bazuar mbi të dhënat tatimore.

1% më i pasur i popullsisë grumbulloi në SHBA 19,3% të të ardhurave totale, duke thyer rekordin e vendosur më parë në vitin 1927. Pabarazia në SHBA është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë tre dekadave të fundit. Në total, 10% më i pasur i popullsisë ka grumbulluar gjysmën e përgjithshme të totalit të pasurisë, në bazë të kësaj analize. Emmanuel Saez, i Universitetit të Berkeley në Kaliforni, njëkohësisht një prej analistëve që studiuan të dhënat, shpjegoi se kjo rritje e të ardhurave të shtesës më të pasur mund të shpjegohet pjesërisht me shitjen e aksioneve, për të shmangur një pagesë më të lartë në taksa në muajin janar. 1% më i pasur i amerikanëve kishin të ardhura mesatare prej 394 mijë dollarësh në vit gjatë 2012-s, ndërsa 10% të ardhura që tejkalojnë 114 mijë dollarë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›