LB: Parlamenti të vendos për bisedimet me Beogradin

Lëvizja për Bashkim (LB) kërkon që Parlamenti i Kosovës të marrë të gjitha kompetencat lidhur me bisedimet Prishtinë-Beograd.
“Parlamenti i Kosovës duhet urgjentisht ta anulojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e Edita Tahiri si udhëheqëse e bisedimeve. Të gjitha kompetencat në lidhje me këto bisedime duhet t`i marr Kuvendi i Kosovës. Lëvizja për Bashkim konsideron se bisedimet me Serbinë, me një axhendë të mirë, me një ekip të përgatitur dhe këmbëngulës në interesat kombëtare është në interes të popullit shqiptar”, theksoi kryetari i kësaj partie, Avni Klinaku.
Sipas tij, bisedimet Kosovë-Serbi janë të nevojshme dhe të dobishme për të dyja shtetet dhe se në to, pozicioni i Kosovës forcohet në rastin kur Serbia ka nevojë më tepër për bisedime.