“Vetëvendosje” kundërshton shitjen e Trepçës

“Vendimi i datës 28 shkurt 2011, i Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për vendosjen e një administratori ndërkombëtar për ndërmarrjen Trepça, është i padrejtë dhe i papranueshëm.” Kjo ka qënë deklarata e radhës nga Lëvizja “Vetëvendosje”.
“Ky vendim u mor në bazë të rregullores së UNMIK-ut 2005/48, të cilat nuk do të duhej të ishin në fuqi në Kosovë. Pas luftës, Trepça është administruar nga UNMIK-u dhe AKM-ja. Problemet kryesore të mosfunksionimit të saj ishin çështja e statusit të ndërmarrjes dhe po ashtu borxhi i supozuar ndaj kreditorëve të huaj në emër të kësaj ndërmarrje,rreth 200 milionë euro që nga vitet 1990. Këto konteste kanë bërë që në vitin 2005 kjo ndërmarrje të futet në moratorium”
Vendimi për emërimin e administratorit të ri për Trepçën, është marrë vetëm me qëllimin e falimentimit të ndërmarrjes dhe pastaj privatizimin e saj, si dhe shlyerjen e borxheve të supozuara ndaj kreditorëve të huaj” thuhet në deklaratë.