E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillim i ri ne Nju Jork

Nese jeni ende duke e marre veten nga dhimbjet e kokes qe prej Krishtlindjeve dhe doni pak atmosfere ngazellyese nga Viti i Ri, British Airways ka antidotin perfekt me nje udhetim per ne New York. Me tarifat e reduktuara deri ne 23%, tani mund te fluturoni drejt qytetit qe nuk fle kurre vetem per £ 259. Per te qene te sigurt qe te beni Pazar dhe te relaksoheni ne vendet e duhura, Metrotwin.com - faqja sociale e British Airways ka perpiluar nje liste me 10 vendet me pikante per Janarin.

Me i miri "vetem ne Amerike"

Jonathan Adler (47 Greene Street, SoHo)

Planifikoni te ktheheni ne shtepi me dhurata ekskluzive? Ky eshte I vetmi vend ku mund te bleni qeramikat e cmuara re Jonathan Adler-it dhe momentalisht mund te perfitoni edhe nga zbritjet pre 50% per produkte te pocarise, qilimat dhe jasteket.

Trajtimi me i mire per djemte

Homme Spa (465 Lexington Avenue), binjakezuar me Porchester Spa ne Queenseay

Ndersa po i nxirrni fundin kartes suaj te kreditit, cojeni partenrin tuaj tek Homme Spa. Kjo strehez relaksimi eshte parajsa e meshkujve, ku ata mund te gjejne nje salle shoqerie, dhomen me avull dhe "dhomen e xhentelmeneve" sipas stilit te vjeteruar te djemve te koheve me te hershme per te pare sport, filma apo zbavitje.

Vendi me i mire per nje dreke te shendetshme

Better Burger (566 3rd Avenue ne Rrugen 37), binjakezuar me Red Veg in Soho.

Ky vend i fiksuar pas ushqimit te shendetshem per t'u marre me vete, riinterpreton fast-food-et keshtu qe ky eshte nje avantazh per ju. Pjatat me te parapelqyera perfshijne patate te furres dhe hamburgerin me ton, me djathe organik soje dhe proshute te gjelit te detit ne zgare.

Grumbulli me i mire i dizenjatoreve te modes

Century 21 (22 Cortlandt Street), binjakezuar me TK Maxx (ne te gjithe Mbreterine e Bashkuar). Nga Versace te Cavalli - ketu i gjeni te gjitha dhe madje me cmime te reduktuara. Nese do te vizitoni Manhattan-in ky duhet te jete destinacioni i pare pasi ketu aplikohet edhe rregulli i kthimit te mallit brenda shtate ditesh.

Vendi me i mire per te apasionuarit pas librave

Libraria Strandstore (828 Broadway ne rrugen e 12), binjakezuar me Cecil Court ne kryqezimin Charing

Kjo pike ne New York eshte vendi me i lehte ne qytet per te shpenzuar dy ore ne shfletimin e librave. Uljet e Vitit te Ri perfshijne libra me cmime qe luhaten nga $ 1, 95 - $ 5, 95, keshtu qe nuk ka arsye pse te mos e vizitoni.

* Uljet perfundojne me 27 Janar.

Vendi me i mire per te pushuar

Hoteli Hudson (356 West, Rruga 58th), binjakezuar me The Sanderson ne West End

Me te perfunduar pazarin do te keni nevoje per nje vend per te pushuar dhe Hoteli Hudson ofron nje pakete speciale pushimesh deri ne fund te Janarit. Duke filluar nga $ 229 qendrimi juaj perfshin nje akomodim per nje nate, dy kokteje ne barin e hotelit dhe parking pa pagese.

Perkedhelje para fluturimit

Elemis Spa ne sallen e Terminalit 5 te British Airways, binjakezuar me sallen Elemis Spa ne aeroportin JFK ne New York

Menyra e vetme per te udhetuar eshte i relaksuar keshtu qe fluturoni ne Klasin e Pare dhe do te perfitoni trajtim ne qendren Spa te Elemis ne sallen e Terminalit 5 te British Airways. Masazhe te shkurtra pershtatur nevojave te udhetareve bejne qe te mundur qe ata te mberrijne plotesisht te relaksuar ne udhetimin qe i pret perpara.

"Shtepia me e mire per shtepine"

Crate & Barrel (451 Broadway) binjakezuar me Conran Store ne Chelsea.

Me stil modern dhe shik, me produkte te dizenjuara per adoleshente dhe njezetvjecare - ky dyqan qendron diku mes firmave Ikea dhe Habitat. Ofron cmime shume te perballueshme sidomos me uljet e janarit deri ne 50% per produkte te caktuara.

Vendi me I mire per te "zhbiruar"

Dulceinée's (127 Stanton Street, LES) binjakezuar me Appletree Boutique ne Notting Hill.

Koleksioni i Dulceinée's eshte gjithnje i bukur. Mendoni per koleksionet e vjetra te Yves St. Laurent me detaje te stilistit Alaia per t'i dhene pak mprehtesi. Kerkoni mes bluzave te satenit, kapelave romantike dhe sigurisht cizmeve te modes se vjeter per zbulimin e te cilave pronari Mauren Leon eshte i famshem. Ia vlen ta vizitosh per te pare koleksionin e tyre te fundit.

Vendi me i mire per te shpenzuar energji dhe per te thither te tilla

Permendorja "Imagine" e John Lennon ne Central Park - binjakezuar me Abbey Road, ne veri te Londres.

Nuk ka vend me te mire per te shpenzuar kalorite e marra gjate Krishtlindjeve sesa ne Central Park. Shijoni nje shetitje te shpejte neper fushat e Luleshtrydheve, ndersa vizitoni nje prej pikave me te famshme te vizituara nga turistet - Permendoren "Imagine" te John Lennon


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›