E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizhuteri false, pranga 5 rumuneve

Tirane- Nje bande rumunesh qe merrej me shitjen e bizhuterive false te floririt, eshte shkaterruar dje nga ana e policise, ndersa ne pranga jane vene pese persona. Operacioni i ndermarre nga forcat e Antikrimit Ekonomik, u kodua "Bizhuterite false", si dhe ka perfunduar ne qytetin e Kavajes. Ne pranga te policise rane Ion Miklesku, 31 vjec, Nemes Miklesku, 35 vjec, Droges Miklesku, 26 vjec, Jonel Gunici, 23 vjec, dhe Fontort Tiunuklsku, 42 vjec. Mesohet se shtetasit rumune gjate momentit te arrestimit te tyre ndodheshin ne segmentin rrugor Lushnje-Kavaje, duke tregtuar bizhuteri te ndryshme floriri, te cilat dyshohet te jene false. Per tregtimin e ketyre bizhuterive, te arrestuarit perdorin automjete me traga te huaja. Pas mberritjes se informacioneve ne rruge operative, policia kishte vene ne pergjime telefonike dhe ambientale, pese shtetasit rumune. Nga hetimet paraprake mesohet se te arrestuarit e zhvillonin aktivitetin tyre ne rrethet Fier - Berat - Lushnje, ndersa kohet e fundit ne kryeqytet. "Fale nje pune te mirefillte operacionale, u dokumentua teresisht implikimi i tyre ne kete aktivitetet te paligjshem, te cilet dyshohet se keto bizhuteri false ia shisnin tregtareve duke i mashtruar, me cmimin mesatar, ne treg te bizhuterive te floririt", sqaron policia, ndersa shton se: "Ne kohen e arrestimit, personave te lartpermendur iu jane gjetur 200 unaza floriri fals, 70 varese, nje karte bankomati e klonuar, dhe disa karta krediti false. Sipas te dhenave te policise, "Banda e rumuneve" kishte disa jave qe operonte ne tregun shqiptar. Ata vidhnin bizhu false neper tregje, dhe me pas i shisnin per flori te vertete, ne qytetet e Vlores, Fierit dhe Beratit". Mesohet se destinacioni i grupit te rumuneve ka qene tregu kryeqytetas, ndersa bizhute, qe shiteshin per flori, perbeheshin nga nje material pa vlere. Aksioni per kapjen e pese rumuneve u ndermor menjehere pas kurorezimit te superoperacionit te organizuar dy dite me pare, ku u sekuestruan afro 1200 koli parfumesh, te firmave te ndryshme dhe u arrestuan ne flagrance 2 shtetas, te cilet ushtronin aktivitetin e tyre kontrabande ne Tirane. Policia eshte duke punuar per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete ngjarje. Materialet hetimore ne ngarkim te pese te pandehurve, i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes, njesise se Task-Forces. Ndersa mbi ta jane ngritur akuzat e "mashtrimit ne bashkepunim".

Sekuestrimet

68 unaza te madhesive dhe formave te ndryshme

10 varese te formave te ndryshme te ngjashme si varese floriri

Nje karte krediti e cila dyshohet si e klonuar

Si dhe dy automjete dhe 5 telefona celulare

Te arrestuarit

Ion Miclescu, 32 vjec

Nemes Miclescu, 36 vjec

Donel Gunici, 24 vjec

Dragos Miclescu, 25 vjec

Fondor Tinceulescu, 43 vjec


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›