E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: UNMIK, jashte bisedimeve

Prishtina zyrtare parapelqen variantin qe bisedimet me Qeverine e Serbise te ndermjetesohen nga perfaqesues te Bashkimit Evropian dhe ata te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, deklaroi se Qeveria kosovare do te jete e gatshme qe te zhvilloje dialogun me Serbine per ceshtje, sic i quajti ai, praktike dhe ne cilesine e shteteve te pavarura. "Eshte e mirepritur per institucionet shteterore te Republikes se Kosoves ne kete drejtim ndihmesa e faktorit nderkombetar. Pra, edhe e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, edhe e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s", tha kryeministri kosovar, Thaci. Bisedimet teknike Prishtine-Beograd ishin udhehequr nga shefi i administrates se Kombeve te Bashkuara ne Kosove, Lamberto Zannier, duke perfunduar me nxjerrjen e dokumentit 6-pikesh te Sekretarit Gjeneral te OKB-se, Ban Ki Moon - plan ky i cili parasheh aranzhime te reja per policine, doganat, drejtesine, administrimin e vijes kufitare, transportin dhe trashegimine kulturore e fetare serbe. UNMIK-u, ndonese ka parapelqyer zhvillimin e dialogut te drejtperdrejte ndermjet paleve per keto ceshtje, ka ofruar dhe angazhimin e vet ne kete drejtim. Mirepo, kreu i ekzekutivit kosovar, Thaci, e quan te panevojshme pjesemarrjen e UNMIK-ut ne keto bisedime, ne te cilat, sipas tij, Kosova, ne bashkepunim me BE-ne dhe SHBA-te, do t'i marre vendimet e veta. "Roli i UNMIK-ut tanime eshte i tejkaluar; Kosova ka institucionet e veta legjitime, ka institucione te zgjedhura nga vota e qytetareve, ka institucione qe marrin pergjegjesine dhe marrin vendime qe e kane mandatin. Prandaj, ne kete drejtim, vetem institucionet e Kosoves jane ato qe do te zhvillojne kete proces te bashkepunimit me vendet fqinje - nuk flas ketu vetem per Serbine, por natyrisht se cdo mbeshtetje nderkombetare eshte e mirepritur dhe do ta respektojme", theksoi ai. Nderkohe, Qeveria e Serbise perkrah pjesemarrjen e perfaqesuesve te UNMIK-ut ne bisedimet teknike Prishtine-Beograd. Sekretari shteteror ne Ministrine serbe per Kosoven dhe kryetari i Qendres koordinuese per Kosoven ne kuader te Qeverise se Serbise, Zvonimir Steviq, konsideron se teme qendrore e dialogut te ndermjetesuar nga UNMIK-u, duhet te jete plani 6-pikesh i Kombeve te Bashkuara. "Mendoj se eshte ne interesin e te gjithe qytetareve qe, per shkak te problemeve te grumbulluara ne territorin e Kosoves, sa me pare te arrihet deri te bisedimet Beograd -Prishtine, me ndermjetesimin e perfaqesuesve te Kombeve te Bashkuara. Qendrimi zyrtar i Beogradit eshte i pandryshuar, qe do te thote qe bisedimet te zhvillohen ne kuader te konkludimeve te dokumentit 6-pikesh te OKB-se. Sa i perket Beogradit, shteti zyrtar eshte i gatshem per fillimin e bisedimeve", tha Steviq.

Nderkombetaret

Edhe shefi i Zyres Civile Nderkombetare, i cili njeheresh eshte Perfaqesues Special i Bashkimit Evropian ne Kosove, Pieter Feith, ka mbeshtetur para pak ditesh dialogun teknik Prishtine-Beograd. Sipas Feith, dialogu do te ishte me i dobishem po qe se palet do te uleshin balle per balle per te biseduar per ceshtje te caktuara. Sipas skenarit te parapare nga autoritetet e OKB-se, Kosova dhe Serbia do te duhej te uleshin dhe te bisedonin per ceshtje, te cilat jane pershkruar ne planin 6-pikesh te pajtuar ndermjet OKB-se dhe Beogradit, ne nentor te vitit te kaluar, por te refuzuar ne teresi nga autoritetet e Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›