E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skender Breca jep doreheqjen si keshilltar i Ina Rames

Prokurori ne vitet e diktatures, Skender Breca i cili deri para disa ditesh, ishte ne detyren e keshilltarit te Prokurores se Pergjithshme Ina Rama, ka dhene doreheqjen duke u larguar nga ky post. Fakti pohohet edhe ne nje prononcim te djeshem te Prokurorise se Pergjithshme. Institucioni qendror i akuzes, sqaroi dje se "Skender Breca, nuk eshte me keshilltar ne Prokurorine e Pergjithshme".

Ish-keshilltari i Ina Rames, u vu ne qender te medias kohet e fundit, pasi ishte dekoruar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi, me 8 Maj 2008 me "Medaljen e Mirenjohjes", me motivacionin: "Per perkushtim te larte, korrektesi dhe ndershmeri ne ushtrimin e funksioneve te prokurorit".

Akuze e forte shpertheu pas kesaj, nga kryeministri Sali Berisha "i cili tha se Breca, eshte pergjegjes per vdekjen e Xhelal Koprenckes, dhe per urdherimin e vrasjeve te tjera, ne rolin e tij si hetues i sistemit komunist. "Ne perjetuam kete vit dekorimin e prokurorit, qe kerkoi denimin kapital te Xhelal Koprenckes ne vitin 1979, sepse ky pinjoll i nje familjeje te shkelqyer, atdhetar i flakte, kur dy bashkevuajtesit i benin leter diktatorit te hapemi drejt Rusise, ky tha "jo", duhet te hapemi drejt Amerikes".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›