E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillimi i nje epoke te re Baradei te demonstruesit

Gjendja ne Egjipt po merr tipare anarkie. Perendimi kerkon reforma opozita dhe El Baradei qeveri te unitetit kombetar

Pas protestave masive te diteve te kaluara situata ne kryeqytetin egjiptian Kajro eshte shtensionuar disi. Ushtare te armatosur me shkopinj gome dhe grupe vullnetaresh kane penguar plackitjet ne shume lagje te qytetit.

Nderkaq opozitare egjiptiane kane bere thirrje per nje demonstrate masive te marten ne Kajro. Nje perfaqesues i organizates se ndaluar Vellazeria myslimane deklaroi se levizja fondamentaliste kerkon te krijoje nje komitet te grupeve opozitare se bashku me nobelistin e paqes Mohamed el Baradei.

Mbajtesi i Cmimit Nobel te Paqes egjiptiani Mohamedd el Baradei u bashkua te dielen ne mbremje me demonstruesit opozitare qe kerkojne largimin e regjimit te Presidentit Hosni Mubarak. Ai u tha demonstruesve se po fillonte nje epoke e re dhe se nuk kishte me kthim pas. El Baradei bisedoi ne sheshin qendror te manifestimit Tahrir me demonstruesit pa pasur mundesi qe tu drejtohej te gjithe njerezve tha nje korrespondent i agjencise gjermane te lajmeve DPA. Me daljen e tij El Baradei e injoroi arrestin shtepiak te vendosur nga autoritetet nje jave me pare. Ne nje interviste me BBC ai tha

Une mendoj se te gjithe e kuptojne se e gjitha nuk do te marre fund pa u larguar sot Mubaraku pa rene dakord me ushtrine per nje qeveri te unitetit kombetar pa u largua ushtria nga rruget. Po ti bejme keta tri hapa dhe sigurojme ne proces nevojat bazore te njerezve atehere ne do te kemi nje tranzicion te lehte nje Egjipt qe eshte demokratik qe eshte i moderuar.

Dite historike

El Baradei i quajti protestat kunder Mubarakut si dite historike. Ajo qe kemi nisur nuk mund te kthehet pas e citon ate stacioni ne gjuhen arabe El Xhazira. Vetem pak demonstrues prane tij arriten ta degjojne.

Midis mijera demonstruesve ne shesh kishte anetar te Vellazerise Myslimane te partise se majte Tagammu te partise liberale al-Ghad si dhe disa parti te tjera te vogla. Edhe anetare te levizjes Kifaja Mjaft marrin pjese ne demonstrata. Anetaret e kesaj levizjeje opozitare joparlamentare ishin te paret qe protestuan para vitesh hapur kunder Mubarakut dhe qe kerkuan doreheqjen e tij.

Me pare Baradei ashtu si dhe vellezerit myslimane egjiptiane pati kerkuar krijimin e menjehershem te nje qeverie te pajtimit nacional. Egjipti ndodhet i perfshire nga flaket. Vendi po shperbehet. Kudo ka plackitje - tha ai ne nje interviste te televizionit CNN. Ushtria nuk ishte ne gjendje ta vendoste gjithcka nen kontroll - tha Baradei.

Rrezik per anarki

Kjo ne nje kohe kur revolta politike ne Egjipt kercenon te kthehet ne anarki. Plackites hajdute zjarrvenes dhe terroriste e terrorizojne popullin ne shume pjese te vendit. Me ndihme nga jashte burgjeve kane dale nga burgjet kriminele te njohur dhe ekstremiste islamike. Ushtria egjiptiane arrestoi ne te gjithe vendin rreth 450 plackites. Ata do te dalin para gjyqeve ushtarake. Deri te dielen ne te gjithe vendin e humben jeten 150 vete nga trazirat. Gjermania Franca dhe Britania e Madhe i bene thirrje qeverise egjiptiane dhe demonstruesve qe te heqin dore nga dhuna. Ne nje deklarate te perbashket Kancelarja Angela Merkel Presidenti francez Nikolas Sarkozy dhe Kryeministri britanik David Cameron i kerkojne 82-vjecarit Mubarak qe te inicioje nje proces transformimesh drejt nje qeverie qe mbeshtetet ne baze te gjere dhe zgjedhjeve te lira dhe korrekte. Ne nje telefonate te dielen ne mbremje Kancelarja Merkel i kerkoi Presidentit Mubarak para se gjithash qe te nise nje dialog me popullin dhe tu pergjigjet kerkesave te tyre te justifikuara.

Kabineti i ri ben betimin

Kabineti i ri egjiptian ka dhene betimin para Presidentit Hosni Mubarak ndersa demonstruesit ne Kajro vazhdojne te kerkojne doreheqjen e tij.

Ndryshimi me i dukshem eshte zevendesimi i ministrit jopopullor te Brendshem Habib el-Adly.

Protestuesit e fajesojne ate per cfare cilesojne si taktika te vrazhda policore ne demonstrata.

Postin e tij e ze nje oficer policie Mahmoud Wagdy.

Ministri i Financave Youssef Boutros-Ghali poashtu eshte zevendesuar me rritjen e shqetesimeve per ndikimin e protestave ne ekonomine e vendit. Ndersa ministri i Mbrojtjes dhe ai i Jashtem jane riemeruar ne keto poste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›