Izraeli kritikon SHBA-ne mbeshtet Mubarakun

Ne Izrael sundon shqetesimi per gjendjen jo te qendrueshme ne Egjipt. Nje fund i regjimit Mubarak mund te krijoje nje vakum te rrezikshem pushteti eshte vleresimi ne Jeruzalem
Kryeministri Benjamin Netanjahu njoftoi diten e diel paradite per itinerarin zyrtar. Para fillimit te mbledhjes se kabinetit ne Jeruzalem Kryeministri deklaroi Perpjekjet tona kane si qellim te ruajne stabilitetin dhe sigurine ne rajonin tone. Une ju kujtoj se paqja midis Izraelit dhe Egjiptit ka zgjatur prej me shume se tri dekadash dhe qellimi yne eshte qe te garantojme qe keto marredhenie te vazhdojne. Ne kete kohe sigurisht qe ne duhet te tregojme pergjegjesi vetepermbajtje dhe maturi maksimale dhe une u kam thene ministrave te mi qe te tregohen te permbajtur ne dhenien e deklaratave lidhur me kete teme.
Sipas gazetes Ma ariv e cila u referohet burimeve qeveritare izraelite Izraeli parashikon se presidenti i Egjiptit Mubarak do te kete sukses ne stabilizimin e regjimit te tij. Kete vleresim e bazojne ne emerimin e Omar Suleimanit i cili ka qene per nje kohe te gjate shefi i sherbimit sekret si zevendes i Mubarakut.
Pasiguri rreth zhvillimeve ne Palestine
Forcat e armatosura izraelite jane te mendimit se trazirat ne Egjipt do te ndryshojne ekuilibrin ushtarak ne Lindjen e Mesme ben te ditur radioja e ushtrise. Grupet palestineze militante ne Rripin e Gazes mund te shfrytezojne situaten jo stabile ne Egjipt per te kontrabanduar municione permes gadishullit Sinai ne pjesen bregdetare te Rripit te Gazes. Ne Rripin e Gazes nderkohe sipas te dhenave te deshmitareve ka mangesi te furnizimit me benzine dhe nafte. Keto karburante qe perdoren per konsum privat mberrijne ne Rripin e Gazes permes tubacioneve nentokesore mes Rript te Gazes dhe Egjiptit.
Pa Mubarakun Izraeli mbetet pa partnerin e vetem strategjik ne boten arabe
Mediet ne analizat e tyre per ngjarjet e fundit ne vendin fqinje arrijne ne vleresimin se Mubaraku nuk mund te qendroje me gjate dhe Izraeli me kete do te humbase partnerin e tij te vetem strategjik ne boten arabe. Qeveria e SHBA-se ka lejuar qe Mubarak te bjere shume shpejt. Ne jemi tani vetem ishte titulli i nje gazete izraelite. Te dielen kjo ndjenje ishte perhapur tek pasagjeret qe ecnin neper rruge Amerika e shiti mikun e saj me te mire ne dekaden e fundit brenda nje sekonde. Kjo mund te ndikoje edhe tek ne ne jemi te varur nga aleatet tane dhe Amerika. Ne mund te zgjohemi nje mengjes dhe te konstatojme se nuk na mbeshtet askush ne bote. Sot ne duhet te jemi dhjete here me te kujdesshem.
Presion ndaj SHBA
Sic ben te ditur gazeta Israel Hayom qeveria izraelite ka ushtruar pas kulisave kritika intensive ndaj Shtepise se Bardhe per menaxhimin e krizes Uashingtoni ka deshtuar me Mubarakun. Kryeministri Netanjahu pret kete te hene per konsultime bilaterale ne rang qeverish Kancelaren Angela Merkel. Ne to do te bisedohet edhe per zhvillimet me te fundit ne rajon.