E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filloi Samiti i NATO-s në Chicago

Vizioni i NATO-s për ballafaqim me sfidat e sigurisë në shekullin e 21-të, do të konfirmohet në Samitin e 25-të, që të dielën dhe të hënën do të mbahet në Chicago, ndërsa në agjendë nuk do të jetë zgjerimi i aleancës.

Në fokus së organizatës më të fuqishme ushtarako-politike do të jenë tri tema - Afganistani në periudhën e tranzicionit dhe më pas, kapacitetet e NATO-s për ballafaqim me sfidat e sigurisë lidhur me "mbrojtjen e mençur" të re dhe mburoja kundër-raketore në Evropë, si dhe përforcimi i rrjetit të partneritetit të Aleancës nëpër botë.

Në Chicago, liderët do të kenë mundësi t'i shndërrojnë vendimet nga Samiti i Lisbonës në programe dhe nisma konkrete.

Kjo do të thotë se NATO-ja duhet të vazhdojë me investimet politike, ushtarake dhe ekonomike, që ta ruajë fuqinë e Aleancës, gjegjësisht duhet të mbetet e përkushtuar në parimet e veta, e gatshme t'i sigurojë kapacitetet e nevojshme dhe t'i zhvillojë marrëdhëniet me partnerët.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, shfaqi bindje se në Samit do të konfirmohet solidariteti i fuqishëm i NATO-s, madje edhe në kohërat e vështira ekonomike.

Përndryshe, rreth 10 mijë persona, në mesin e të cilëve edhe 2mijë gazetarë, janë tubuar në Chicago, për të përcjellë Samitin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›