E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Itali, të paktën 7 të vdekur

Një tërmet në Italinë e veriut shkaktoi vdekjen e të paktën shtatë personave dhe ka detyruar dhjetëra mijëra njerëz të braktisin shtëpitë.

Lëvizjet e tokës me forcë 6.0 shkallë të Rihterit, u ndien në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa epiqendra u regjistrua 35 kilometra larg qytetit të Bolonjës.

Burimet zyrtare raportuan se të viktimat janë katër punëtore dhe tri femra, pas shembjes së ndërtesës në të cilen ndodheshin.

Televizionet vendase transmetuan pamjen e kishave të vjetra dhe fabrikave të dëmtuara në zonë.

Grupet e shpëtimit janë duke inspektuar në rrënojat e objekteve të shembura, pasi dyshohet që në to mund të kenë mbetur njerëz të gjallë.

Burime të skuadrave të shpëtimit deklaruan se bilanci përfundimtar i viktimave nuk është i qartë dhe se ai mund të rritet në orët ne vazhdim.

Konfirmohen gjithashtu dhjetëra të lënduar.

Tërmeti ka shkaktuar dëme kryesisht në rrethin e Bolonjës, ndërsa tronditjet e tij u ndien qartë edhe në qytetet e Ferrarës, Veronës dhe Mantovës.

Lëkundjet e tokës, të regjistruara në orën katër të mëngjesit, ngjallën panik midis banorëve, me dhjetëra mijëra italianë që u zhvendosen në rrugë, nga frika prej lëkundjeve të reja.

Për herë të fundit, një tërmet madhor goditi Italinë në vitin 2009. Ai shkaktoi dëme të mëdha në epiqendrën e tij, qytetin e Akuilës, ku mbi 300 persona humbën jetën dhe pothuajse i gjithë qyteti u kthye në rrënoja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›