Ushtarakët meksikanë të lidhur me kartelet e drogës

Një ushtarak i lartë meksikan u vendos nën pranga si i dyshuar për lidhje me kartelet e drogës dhe dekonspirim të operacioneve antidrogë tek rrjetet mafioze.
Departamenti Meksikan i Mbrojtjes lajmëroi se koloneli, Silvio Hernandez Soto, është arrestuar dhe se do të merret në pyetje.
Përpara tij, tre gjeneralë, përfshirë edhe zëvendësministrin e mbrojtjes, janë prangosur si të dyshuar për lidhjet e tyre me kartelet.
Sipas dyshimeve paraprake, ata i kanë dhënë informacione të fshehta shtetërore kartelit Beltran Leyva, në këmbim të përfitimeve materiale.
Si rrjedhojë, ushtarakët janë bërë përgjegjës direkt për dështimin e shumë operacioneve policore.
Të arrestuarit nuk kanë pranuar asnjë prej akuzave. Lufta 6-vjeçare kundër drogës i ka kushtuar jetën më shumë se 50 mijë meksikanëve deri tani.