E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i G8 përfundon pa rezultate konkrete

Presidentët dhe kryeministrat e G8-s nuk përcaktuan kurrfarë rrugësh të reja politike për përballimin e krizës ekonomike në botë. Ata përshkruan problemet por nuk ofruan ndonjë zgjidhje konkrete.

Pyetja që shtrohet pas samitit dy ditësh në Camp David është natyrisht: a solli samiti ndonjë rezultat konkret? A thua krerët e shtatë vendeve më të industrializuara dhe Rusisë së bashku me mysafirët nga Afrika kanë ndryshuar diçka në botë? Përgjigja është jo, ata nuk kanë ndryshuar asgjë. As në krizën e borxheve në Evropë dhe as në krizat tjera në botë.

Pa konsolidimin e financave të shtetit, gjë që ka të bëjë me shumë vende të botës, por edhe me vendin e vetë nikoqirit, presidentit amerikan, Barack Obama, nuk mund të ketë ndonjë rrugëdalje të qëndrueshme dhe afatgjatë nga kriza financiare.

Një rezultat i mirë i samitit është pohimi që Greqia i përket eurozonës dhe kështu duhet të mbetet. Ky vend nuk duhet lënë i vetmuar. Oferta ndaj grekëve është shumë e qartë: ndihmat janë të lidhura me kushte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›