E Diel, 1 Nëntor 2026

Filloi shënimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë

Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën i përbërë nga 15 vende që kanë njohur pavarësinë e saj, pas takimit të sotëm në Prishtinë bëri të ditur se sot ka filluar puna fizike për shënimin e demarkacionit kufitar mes Kosovës e Maqedonisë.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtarë Piter Fejt fillimin e punës për shënimin e vijës kufitare mes dy vendeve e vlerësoi si tejet të rëndësishëm.

Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se vija kufitare mes Kosovës e Maqedonisë është një mollë sherri e lënë qëllimisht nga Serbia.

Në takimin e sotëm Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën krijimin e Parlamentit Serb në veri të Mitrovicës e vlerësoi si të paligjshëm dhe pa kurnjifar efekti legal.

Në takimin e kryesuar nga shefi i Zyres civile ndërkombëtare në Kosovë, Piter Fejt u bisedua edhe për misionin e ri në Kosovë EULEX.

Fejt tha se EULEX dhe ICO së shpejti do të kenë qasje në të gjitha pjesët e Kosovës, duke shtuar se kjo shtrirje në radhë të parë do të ishte një kontribut shumë i rëndësishëm për procesin e pajtimit.(INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›