Shet fotografi nudo për të blerë rroba firmato
Një vajzë 12 vjeçare bënte fotografi nudo në banjot e shkollës dhe i shiste te shokët e saj me qëllim që të siguronte paratë për të blerë rroba firmator. Lajmin e ka bërë publik drejtoresha e shkollës në Treviso, Maria Giuliane Bigardi, e cila është surprizuar kur ka parë vajzën me celular në tualet. Vajza pasi ka bërë foton e ka dërguar atë me mms ose bluetooth.
Vajzës i ka ardhur kjo ide që kur prindërit nuk i jepnin para për të blerë rroba të shtrenjta. Fotot i shiste te të gjithë shokët e saj të cilët më pas i shëprndanin. Prindrit kanë filluar të dyshojnë kur kanë parë garderobën e shumëllojshme të vajzës së tyre e cila shtohej dita ditës.
Tani vajza është me pushime por për vitin e ardhshëm do të ndrrojë shkollë dhe do të ndiqet nga personeli psikologjik në mënyrë që të mos ndikojë për keq edhe te shoqet e tjera të klasës.