Filloi stacionimi i ushtarëve amerikanë në Australi

Afro 200 ushtarë të Shteteve të Bashkuara e kanë filluar vendosjen gjashtëmujore në Australi.
Ata janë vala e parë e kontingjentit prej 2500 ushtarëve, derisa Washingtoni po e thellon praninë ushtarake në rajonin Azi-Paqësor.
Vendosja e ushtarëve amerikanë në pjesën veriore të Australisë ka shkaktuar shqetësim në Kinë, pasi kjo në Pekin duket si strategji amerikane për mbizotërim në rajon.
Ministri i mbrojtjes i Australisë, Stefen Smith, i ka hedhur poshtë idetë e këtilla, duke thënë se Australia nuk e sheh Kinën si kërcënim.