E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia beson në fuqinë e Assadit

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, kundërshtoi ashpër planin për armatosjen e kryengritësve në Siri, ndërsa theksoi se ata nuk mund të mposhtin kurrë një ushtri të mirë-stërvitur dhe të armatosur “deri në dhëmbë”, si ajo e e presidentit Baschar Al Assad.

Sipas Moskës zyrtare, nëse vendet perëndimore dhe ato arabe do të ndërhyjnë duke furnizuar me municion kryengritësit, e vetmja gjë që do të bëjnë është shtyrja e Sirisë në një luftë të plotë civile, e cila mund të zgjasë me vite dhe të shkaktojë me qindra mijëra viktima.

Reagimi i Rusisë, një shtet që me të drejtën e vetos në OKB, ka bllokuar disa paketa sanksionesh kundër regjimit të Damaskut aleat, erdhi pasi vendet e Gjirit Persik

parashtruan të dielën planin e tyre për të paguar pagat e ushtarëve të Ushtrisë së Lirë Siriane.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshuan një paralajmërim të ri ndaj autoriteteve siriane, për pasoja serioze nëse nuk do të respektojnë armëpushimin, për të cilin është marrë një aprovim paraprak dhe është vendosur data 10 prill si data e skadimit të afatit.

Plani parashikon tërheqjen e trupave ushtarake nga qytetet dhe rikthimin e tyre në baza, por për momentin, nuk ka asnjë shenjë se diçka e tillë është duke ndodhur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›