Gomez, në Bayern deri më 2016

Bayern Munich ka njoftuar se e ka vazhduar kontratën me sulmuesin Mario Gomez, i cili do të mbetet bavarez deri në vitin 2016. Gomez ka realizuar 37 gola këtë sezon me Bayernin, duke përfshirë këtu edhe 11 në Ligën e Kampionëve.
Përfaqësuesi gjerman kishte pushuar në ndeshjen e së martës mbrëma, të cilën Bayerni e fitoi ndaj Olympique Marseilles, në të cilën vendësit fituan 2:0 ndaj Olympique Marseilles, falë golave të Ivica Olic për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
“Bayerni është një klub i madh, ku ndihem mjaft mirë”, ka thënë Gomez në ueb faqen zyrtare të klubit.
Edhe drejtori sportiv i bavarezëve, Christian Nerlinger, ndihet i lumtur që sulmuesi kryesor e zgjati kontratën.
“Gomez është njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë”, tha Nerlinger.