Fillojne Ditet e komedise shqiptare Presheva 2010
Presheve 21 nentor NOA - Me shfaqjen Ah veshkat e mia ka filluar festivali tradicional Ditet e komedise shqiptare Presheva 2010. Ky eveniment kulturor organizohet nen drejtimin e Shtepise se Kultures Abdulla Krashnica ne Presheve.
Drejtori Naser Nuredini i cili beri hapjen solemne te ketij festivali theksoi se ky festival ndihmohet financiarisht nga pushteti lokal i Presheves Ministria e Kultures e Republikes se Serbise dhe nga burimet e shtepise se kultures.
Sipas Nuredinit realizimi i projektit ndihmohet edhe nga sponsoret e rregullt te festivalit si Ndermarrja private Saba Bellca Arso Kom dhe Fluidi nga Presheva.
Ne mbremjen e pare te ketij festivali kane prezantuar aktoret e Teatrit Adriana nga Ferizaji me komedine Ah veshkat e mia autor Babis Cikrilopulos dhe ne regji te Ben Apollonit.
Sipas dramaturgut Selajdin Salihu njeheresh dhe udheheqes i tryezes se festivalit regjisori ne kete shfaqje te kete shprehur temen e varferise e cila ne fokusin e vete ka paraqitur njerezit e margjinave qe u ka humbur gjithcka.
Ne komedine Ah veshkat e mia shton me tej Salihu permes lojes se aktoreve krimet behen ne emer te humanizmit mirepo njerezit i bashkon vetem dashuria shpirterore.
Kjo komedi eshte vleresuar si shfaqje shume realiste me tekst atraktiv qe komunikon me sistemin kulturore shqiptar e cila ka arritur te percjelle mesazhet deri tek publiku. Ndersa profesor Nebi Islami dramaturg ne tryezen e festivalit pas shfaqjes ka deklaruar se komedia Ah veshkat e mia ishte nje komedi jashtezakonisht e fuqishme ku aktoret me lojen e tyre ne skene enderrojne endrrat njerezore qe i kane edhe synimet e tyre duke kerkuar cdohere sakrifice.
Islami ka vene ne pah edhe perkushtimin e regjisorit te shfaqjes i cili ka paraqitur tensionin dhe zgjidhjen e problemit.
Ne vazhden e festivalit tradicional Ditet e komedise shqiptare Presheva 2010 do te shfaqet komedia Maturantet ne regji te Faik Gashit ku do te luajne aktoret e tetarit Dodona nga Prishtina.
NOA