E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter e hapur per z.Dell

Jo segregacion te konkurrences se lire politike ne Kosove z. Dell

Nga Adnan Abrashi

Shume i respektuari z. Dell

Vizita e juaj e fundit ne zyren e partise me te re FeR e cila kete vit do te garoj se pari ne zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe me kete rast dhenia haptazi e perkrahjes atyre dhe nga ana tjeter mohimi kategorik i mundesise se vizites te ngjashme edhe levizjes VETVENDOSJE e cila po ashtu do te garoj se pari ne keto zgjedhje mendoj se eshte nje hap i juaji i ngutshem. Andaj dyshoj sinqerisht se ky veprim e shpreh qendrimin zyrtar te politikes amerikane e cila si mike e jona e deshmuar ka dhene dhe jep reshtur kontributin e saj shume te cmuar ne mes tjerash edhe ne drejtim te kultivimit te tradites se mirefillte demokratike te tipit amerikan te cilen ne pa dyshim sinqerisht e perkrahim dhe e deshirojme si model ne shtetin tone te ri. Por kjo nderhyrje e juaj ashiqare e anshme sugjestive per nje parti mu ne prag te fushates parazgjedhore mendoj se ne menyre flagrante e cenon barazine e konkurrences ne mes te subjekteve politike dhe eshte nje nderhyrje direkt ne zgjedhje te lira dhe demokratike qe do te mbahen me 12 dhjetor ne Kosove.

Nuk e di se sa jeni te njoftuar per kete te varete koluareske Aktualisht me te madhe ne popull qarkullon nje bindje se partia e re politike FeR e cila kohen e fundit befasishem doli ne skenen tone politike mu para shpalljes se zgjedhjeve te jashtezakonshme eshte krijese konspirative artificiale e promovuar nga ana e dy partive tona te medha dhe ne koordinim me disa ambasada te shteteve te huaja ne Kosove. Shkaku pikerisht frika nga reputacioni ne rritje i levizjes VETVENDOSJE tek masat. Personalisht aspak nuk deshiroj qe te besoj ne nje te vertete te tille te thurur nga dyshimet e paargumentuara populliste por gjesti i juaj i fundit si perkrahje FeR-it dhe mohimi publik i mundesise se takimit edhe me levizjen VETVENDOSJE e fuqizoj edhe me teper kete hamendesim ne popull. Mjafton vetem te takoheni inkognito me nje qytetar te zakonshem apo edhe te merrni opinionet e reagimeve komentuese te vizitoreve te shumte te thjeshte ne internet per kete lajm ku do ta shihni edhe vete se si eshte disponimi i vertet i masave tona popullore ne kete drejtim. Nga efekti i deshiruar te arrihet me kete pune mbase rezultati praktik po na del si kontra-produktiv Pse eshte keshtu ka shume shpjegime. Dhe ato mund te behen varesisht nga kendveshtrimi analitik i ketij realiteti. Mbi te gjitha nje konstatim i pergjithshem ekziston pa dyshim se me kalimin e kohes mentaliteti i ketij populli po ndryshon Ne ne bindje dita-dites po kthehemi kah prototipat e vjetra te gjenetikes tone tradicionale si popull te cilat nga traumat e perjetuara shekullore gjate kane qene te trysura si harrese ne nenvetedijen tone kolektive.

Perioda dhjetevjecare pas clirimit qe e leme pas ishte nje dekade vertete e shkolles tone fillore te mesimit praktike te demokracise. Gjate tere kesaj kohe ne ishim femije. Te mitur. Ata qe patjeter dikush prej te rriturve duhet ti percillte per dore deri ne shkolle. E posa arrinim ne shkolle aty perseri dikush nga mesimdhenesit e huajt te rrepte na mesonte se si te rime ne tavoline si ta mbajme shpinen drejte lapsin ne dore mos te shohim ne hapesire kuq e si por vetem katert me yje te verdha ne qiell mos te kerkojme te bashkohemi me vllahun tone... aty ku na mesonin per drejtat universale te cilat vetem duhet ti dime si parime e kuruesi me vone ti kerkojme dhe te luftojme per to... Te ne thuhet se per prinderit femijet gjithnje mbeten te vegjel por ne u rritem. U beme burra dhe te pavarur. Ne ato shkolla te financuara nga ju vertete na dhate ca dije por jo edhe urtesine. Urtesia kolektive e nje populli eshte eksperience dhe trashegimi. Ajo si stereotip eshte gdhendur thelle ne gjenet tona dhe percillet brez pas brezi qe nga te paret tane. E kush jane te paret tane per kete nuk kam aspak dyshim se e dini Jane mu ata qe nen kthetrat e shume stuhive barbare asimiluese shekullore me sakrifice te mrekullueshme e ruajten gjenetiken e trashegimise sone te paster ariane. Jane mua ata per te cilet tek tashti e tutje ju do ti hapni disa aktivet historike te ruajtura deri me sot si fshehtesi. A nuk eshte kjo vlere e vecante qe ne shqiptaret si popull duke u bere pjese e familjes suaj te madhe demokratike do tju ofrojme ne te ardhmen

Ju mundeni te ndjeheni te befasuar pse une tani po ju lodhi me ketodokrrate cilave ju vjen era te nje mentalitetit kahere te perenduara te frymezimit romantik nacional por jam me se i sigurt se shume strategjite sado te sofistikuara analitike te marketingut me bashkekohor politik ne bote ne synimet e tyre te veprimit psiko-social ndikues si kalkulime te se mundshmes patjeter per baze i kane edhe keto rrethana specifike. Programet dhe veprimet parazgjedhore te partive tona politike te bera si vardisje ndaj simpatise dhe deshirave te dikujt tjeter ne krahasim me ato qe sinqerisht artikulojne vullnetin tone te vertete si popull patjeter do me urtesine intuitive do te nuhaten nga masat. Ne krahasim me ndikimet boshe te metodave te marketingut bashkekohor parazgjedhor pa i marre per baze ne to mentalitetin tone autotentik per te cilen partite e ndryshme do te paguajne para te majme nga fondet e dyshimta ne fund shume lehte mund te deshtojne. Ju garantoj se ate dite ndezjen e atij vullnetit kahere te fjetur kolektiv do te kete sukses ta aktivizoj tek masat tona vetem ajo parti apo subjekt tjeter politik i cili do ta di ta jap MANTRN kodit e sakte si celes qe hap kete thesar kahere te fjetur te popullit tone.

Zgjedhjet e lila dhe besoj te qeta dhe demokratike qe do te mbahen ne Kosove me 12 dhjetor jane nje moment tejet i shumepritur per popullin tone. Sipas nje klime te disponimit te incizuar ne teren ne keto zgjedhje pritet qe qytetaret te dalin edhe me masivisht. Andaj pa marre parasysh se cilen parti do ta vizitoj do ta perkrahi apo nuk do ta vizitoj dhe perkrahi ndonje ambasador i huaj shumica prej nesh qe tani jemi orientuar se per ke do te votojme dhe ky percaktim i yni eshte i paluhatshem.

Jam me se i sigurt se per kete me 12 dhjetor do te bindemi te gjithe

Shkrim i autorit nuk perfaqeson domosdoshmerisht qendrimin editorial te NOA

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›