E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te komunikosh me brendesine

U hap ekspozita e piktorit Ardian Tragaj ne Muzeun Kombetar ne Tirane

Te komunikosh me veten ta njohesh sekretin e fshehte te vetes nuk eshte aq lehte. Nevojitet nje arme disiplinuese magjike dhe e fuqishme. Te depertosh ne fshehtesite tua te behesh farefis i ngushte me to te zhveshesh moralin ta mbrosh idealin do te thote te krijosh pasqyre ne veten tende dhe nepermjet kesaj pasqyre artisti Ardian Tragaj me nje gjuhe te paster figurative krijon nje beteje te ashper shpirterore te cilen e manifeston ne pelhure te bardhe. Po te analizohen me kujdes portretet gjigante jane te habitura kjo habi na vjen permes syve te medhenjte te sinqerte nderkaq veshet e tyre degjojne edhe ate qe nuk duan ta degjojne e mbajne per vete dhe shperthejne nga bresheria e mendimeve saqe edhe e humbasin veten por ne esence ata kujdesshem mbrojne veten. Arrijne ta izolojne veten me nje mbulese te forte artistike.

Kryesisht piktori Tragaj nepermjet portreteve arrin ti njohe shqetesimet e brendshme tu krijojne identitet te instaloje te miren dhe te keqen te bardhen dhe te zezen ta shperfaq kontrastin e pranueshem nga spektatori. Te portreti i titulluar Princi autori me nje gjuhe te qete paraqet nje figure fisnike e cila me mburrje na shikon. Permes vesheve te medhenj kjo figure arrin te beje permbledhjen e valeve shoqerore me kenaqesi dhe pakenaqesi por shqetesimet i mban per vete dhe kete autori e tregon me gojen e mbyllur te fisnikut. Ndersa qendrimi i tij prej duke tregon fuqine madheshtore te natyres se forte njerezore. Sado qe e godet rrufeja deti i tij eshte i qete. Autori me nje ngjyre specifike krijon dhembshurine e portreteve sikurse na paralajmeron per nje dhimbje qe po ndodh brenda tij. Te kufizuar me ngjyren e dheut kjo sikurse na kujton se sado qe lartesohemi prapeseprape fundi eshte dheu.

Nderkaq figuren madheshtore te Skenderbeut autori e paraqet ashtu si ai e sheh jo sikurse jemi mesuar ta gelltitim ne forme shablloni te hipur ne kale. Ai e zbret nga kali dhe e pasqyron anen intelektuale te heroit ngase Gjergji ka qene edhe intelektuale i shquar. Me ngjyren e preferuar te dheut ai i jap trajte dhe ritem heroit sikurse e posmodernizon duke e paralajmeruar se fitorja arrihet me buzeqeshje dhe dashuri te flakte. Nderkaq tek cikli i dashurise autori personazhin mashkull dhe rivalin femer e paraqet sikurse hekurin me magnetin. Te bashkuar ku ne kete rast mashkulli na vije si i humbur dhe i trullosur nga puthjet stabile te femres. Pushtetin nuk e fiton femra por te dyte te bashkuar ne forme te barabarte perjetesohen krijojne nje unitet i cili na del rrjedhoje dhe nje hap drejt se bukures duke e zbrazur te keqen. Por edhe tek monotipat e Ardianit filozofia arrin kulmin ngjyrat e mbyllura dhe ato te ngrohta krijojne levizjet mistike dhe japin forma te kthjelleta te cilat depertojne ne egon e pranuesit. Ndersa tek trekendeshi familjar autori paraqet anen e brendshme te tyre. Nena e tij na shikon nuk na buzeqesh por kerkon pergjigje nga ne. Prapa syve te saj te medhenjte fshihen ndjenjat me te sinqerta. Ndersa gjarpri i autorit simbolizon mbretin e nentokes dhe kujdestarin me te famshem te shtepise. Nga acarimi i tij dhe tendenca per te na kafshuar arrin te na shqetesoje ndjenjat.

Andaj si per fund do theksoja se punimet e Ardianit jane ngacmuese origjinale perjetesuese qe na shpijne ne maje ku zogjte e rralle fluturojne jane si nje fiq i cili bie nga pema dhe nga e qara leshon lengun e perjetesise.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›