Fillojne prenotimet per lundrime drejt Durresit
Shqiperia mbetet e preferuara e turisteve te huaj destinacioni ku ata gjejne sigurine kushtet komode resurset dhe plazhet e virgjera. Burime nga agjencite detare dhe APD ne Durres shprehen se ende pa u mbyllur sezoni turistik i ketij viti kompanite e lundrimit te krocerave kane nisur prenotimet per vitin e ardhshem drejt Durresit nderkohe dje. paradite ne kalaten 4 te portit detar eshte ankoruar krocera Kristina Katerina me 323 turiste nga Finlanda. Burime nga agjencia detare Drianbra bene te ditur se sipas marreveshjes me Autoritetin Portual Durres krocera Kristina Katerina ne fillim te sezonit te ardhshem veror do te mberrije ne Durres dy here brenda tre javesh.Kristina Katerina ka prenotuar qysh tani kushtet e akomodimit dhe do te jete ne Durres me 16 prill dhe 3 maj 2012 me rreth 670 turiste ne bord ndersa gjate ketij viti ajo me 1632 udhetare gjithsej ka lundruar 4 here te tjera drejt qytetit bregdetar. Krocera Kristina Katerina po zhvillon aktualisht nje tur mesdhetar 1-javor qe ka nisur ne Dubrovnikut Kroaci Barit Itali ndersa sot ne mbremje pas vizites ne Durres do te vijoje lundrimin per ne portin e Kretes dhe ne Santorini Greqi. Nga burimet e Autoritetit Portual Durres mesohet se diten e enjte ne kalaten 4 do te ankorohet trageti Athena ndersa me 8 nentor eshte programuar mberritja e kroceres Artania me nje gjatesi 230 metra dhe me kapacitet prej 1200 udhetaresh turiste. Gjate ketij sezoni veror ne portin me te madh te vendit jane ankoruar krocerat dhe superjahtet Arion Kristina Katerina Island Sky Clipper Odissey Panorama Pegasus dhe Ocean majesty - thane burimet portuale. Ne kalatat e portit jane ankoruar gjithashtu dhjetera jahte dhe barka me vela te cilat kryejne lundrime ne porte te ndryshme te Adriatikut dhe Jonit.