E Diel, 1 Nëntor 2026

Retro/Histori: 26 tetor 1905 Norvegjia fiton Pavarësinë

Pakënaqësia e norvegjezëve për bashkimin me Suedinë erdhi në rritje dhe në vitin 1905 Suedia u detyrua të njohë pavarësinë e Norvegjisë. Norvegjezët e shprehën vullnetin e tyre për shkëputje nga Suedia me një referendum, ku vetëm disa qindra vota ishin në favor të bashkimit me Suedinë. Qeveria norvegjeze ia ofroi kurorën e Norvegjisë princit Carl të Danimarkës. Në një referendum të dytë, shumica e norvegjezëve me të drejtë vote përkrahu monarkinë si formë organizimi të shtetit dhe princin Carl si mbret të Norvegjisë. Në kurorëzimin e tij si mbret i Norvegjisë, princi Carl mori emrin Haakon VII. Familja mbretërore norvegjeze i përket, së bashku me familjen mbretërore të Danimarkës, shtëpisë princërore të Gjermanisë Veriore Schleswig-Holstein-Sonderburg-Glücksburg (një nga degët e shtëpisë mbretërore Oldenburg).

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›