E Diel, 1 Nëntor 2026

Investim 800 milione leke per rrjetin e kanalizimeve

Qeveria ka gati investimin madhor prej 800 milione lekesh per rrjetin e kanalizimeve per qytet-portin me te madh te vendit paralelisht me investimin edhe per ujin e pijshem. Specialistet ne Drejtorine e Ujesjelles-Kanalizimeve dhe Bashkine e Durresit deklaruan dje per Standard Po punojme bashkerisht per piketimin e projektit dhe vecorite ku nderhyrja do te jete me emergjente pasi dimri dhe shirat gjithmone kane krijuar probleme serioze ne qytetin bregdetar. Por duket se edhe Prefektura e Durresit ka te njejtin shqetesim lidhur me ujin e pijshem por vecanerisht per rrjetin e kanalizimeve. UKD eshte ne pritje te miratimit te fondeve per realizimin e nje projekti gjigant i cili do te zgjidhe perfundimisht furnizimin me uje te pijshem per qytetin e Durresit Plazhin Shkozetin dhe Keneten me vlere rreth 800milione lekesh. Ky projekt konsiston ne shtrimin e nje linje te re te furnizimit me uje nga burimi i Fushe-Kuqes deri ne Durres duke rritur sasine dhe cilesine e ujit. Synohet ndertimi i nje depoje tjeter per Durresin thuhet ne raportin qe Prefektura e Durresit ka per kete ceshtje. Sistemi i kanalizimeve i ndertuar para 44 vitesh dhe aktualisht nuk eshte me eficent. Levizja ne qytetin e Durresit paralizohet kur nisin shirat dhe shkak kryesor natyrisht mbetet sistemi kanalizimeve. Dhjetera familje ne zonen e plazhit dhe periferi vuajne per shkak te permbytjeve nga kanalizimet. Ne zonen e plazhit ne te gjithe vijen bregdetare nuk funksionon sistemi i kanalizimeve dhe per pasoje ne vere e gjithe zona eshte e ndotur nga shkarkimi ne det i ujerave te zeza ndersa ne dimer permbytjet jane te shpeshta. Ne raportin e Prefektures specifikohet se ka pasur investime per permiresimin e furnizimit me uje ne zonen turistike dhe konkretisht ne Currila gjate muajit qershor hyri ne funksion Depo 2/1 qe furnizon me uje kete zone ne lagjen nr. 13 Plazh u rrit sasia e ujit nga 2100 msup3 ne 2300 msup3 si dhe koha e furnizimit ne 4 ore ne dite nga 1 ore ne dite qe ka qene me pare. Nderhyrje jane kryer ne zonat me kritike duke shtuar linja te reja ujesjellesi si lidhja e Depos nr. 4 ne Arapaj me zonen Plepa-Bllok zevendesimi pjesor i linjes ne zonen Hekurudha ku aktualisht po punohet per lidhjet perfundimtare me banesat. Ne zonen turistike Golem Plepa-Perroi i Agait eshte perfunduar projekti dhe pritet te vihet ne zbatim se shpejti ku nderhyrja do te mundesoje zgjidhjen perfundimtare te furnizimit te te gjitha godinave. Lidhur me ujerat e ndotura zgjidhja perfundimtare do te vije me venien ne pune te Depuratorit te madh te perfunduar ne Durres. Kjo gje lidhet edhe me perfundimin e nje linje te re kanalizimi qe fillon tek Perroi i Agait e deri tek Depuratori. Prefekti kerkon nga njesite e qeverisjes vendore dhe UKD ndjekjen dhe monitorimin e vazhdueshem te punimeve me qellim perfundimin ne afatet e percaktuara te objektit kanalizime. Problematike verehet situata ne hyrje te qytetit prane stacionit hekurudhor ne shetitoren Taulantia dhe jo vetem ne periferi si Plazh Shkozet ish-Kenete dhe Spitalle. Investimi synon ndertimin e nje rrjeti te ri kanalizimesh ne qytetin e Durresit dhe zonen e plazhit dhe zgjidhjen e problemit kronik qe shqeteson prej vitesh qytetaret.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›