Kosovë, konferencë rajonale për policinë
Prishtinë - Me nismën e Ministrisë së Punëve të Brendshme / Republika e Kosovës, Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, dhe i ndihmuar nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë, Xhorxh C. Marshall, është përpiluar plani për organizimin e Konferencës së Parë Rajonale të Shefave të Policisë nga vendet rajonale, në Kosovë, me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit rajonal të policisë në luftën kundër kërcënimeve trans-Atlantike (terrorizmi, krimi i organizuar / krimet ndër-kufitare), dhe shkëmbimi i praktikave më të mira trajnuese (qendrat për edukim dhe zhvillim), si dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta në luftën kundër këtyre dukurive.
Konferenca do të mbahet prej datës 23-24 mars në Prishtinë. Vendet e ftuara janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, dhe Turqia.