Prishtina-KS-së: Të përmbyllet misioni i UNMIK
Prishtinë-Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se në seancën e Këshillit të Sigurimit, do të kërkojë përmbylljen e mandatit të UNMIK-ut në Kosovës. Ministri Skënder Hyseni do të udhëtojë nesër në Nju Jork për të marrë pjesë në këtë mbledhje, që do të zhvillohet të hënën në Nju Jork. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të prezantohen tri raporte për Kosovën: raporti i UNMIK-ut, raporti i Qeverisë së Kosovës dhe raporti i EULEX-it, që është vendosur si aneks i raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
UNMIK-u nuk ka publikuar asgjë nga përmbajtja e raportit, të cilin do ta paraqes në KS, Lamberto Zannieri. Ndërkaq, zyrtarë të qeverisë dhe të misionin EULEX kanë thënë se raportet e tyre përmbajnë progresin e shënuar në tremujorin e fundit.
Zëvendës ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku tha për RTK-në se raporti i Qeverisë së Kosovës pasqyron në hollësi progresin që është arritur në Kosovës gjatë kësaj periudhe. “Raporti i qeverisë së Kosovës pasqyron në mënyrë të detajuar progresin e arritur në Kosovë, ndërtimin e kapaciteteve shtet-formuese, ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe domosdoshmërinë e pranimit të realitetit të ri të krijuar në Kosovë edhe nga KS”-theksoi Çitaku.
Ajo çka mund të veçohet është kërkesa e Qeverisë së Kosovës që misioni i UNMIK-ut të përfundojë sa më shpejt mandatin. Vlora Çitaku tha se qeveria është përgatitur ta argumentojë këtë çështje në KS në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Gjithsesi ne jemi të përgatitur që në mbledhjen e radhës së KS të argumentojmë faktin që rezoluta 1244 është e tejkaluar dhe se misioni i UNMIK-ut duhet sa më parë të zëvendësohet me atë të EULEKS-it”, thekson zvministrja Çitaku.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki Moon, në raportin e tij, të cilin ua ka dorëzuar tashmë vendeve anëtare të KS të OKB-së, e thekson kërkesën e institucioneve të Kosovës që UNMIK-u t’i japë fund misionit, e me këtë edhe Rezolutës 1244. Kjo do t’i linte hapësirë funksionimit të shtetit të Kosovës, thuhet në raportin e Ban Ki Mun duke shpjeguar kërkesën e Qeverisë së Kosovës.
Në raportin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i paraqet edhe shqetësimet e serbëve, të cilët nuk e pranojnë shtetin e Kosovës. Ai i cilëson këto si sfida, dhe vlerëson se ato po reflektohen në moszbatimin e rezolutës 1244 nga ana e shefit të UNMIK-ut, duke thënë se autoritetet kosovare nuk duan ta përfillin më UNMIK-un.