E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut

Fillon Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut

Në Akademinë e Multimedias dhe Filmit –Marubi, në Tiranë është hapur edicioni i shtatë i Festivalit të Filmit të të Drejtave të Njeriut (IHRFFA). Festivali zhvillohet deri më 29 shtator, me shfaqjen e 32 filmave nga e gjithë bota.

Përveç disa prej regjisorëve që konkurrojnë me filmat e tyre, në ceremoninë e hapjes ishte prezent edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, dhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë.

Në festival do të shfaqen filma dokumentarë dhe artistikë vendorë dhe ndërkombëtarë, që trajtojnë tematika të të drejtave të njeriut, aktuale dhe të ndjeshme për shoqërinë shqiptare. Ky projekt synon shënjestrimin e grupeve dhe forumeve të të drejtave të njeriut, që frymëzohen nga problematika aktuale e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe nga tematika e filmave pjesëmarrës në festival.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›