E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos më shiko nga lartë

Më 28 shtator, me fillim nga ora 18, në Parkun Arkeologjik të Muzeut të Kosovës, në Prishtinë, hapet ekspozita e fotografisë “Don’t Look Down on Me”.

Është kjo një përmbledhje e fotografive të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, që jetojnë në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni, e punuar nga fotografi Artan Korenica.

Autori i fotografive punën në këtë projekt e ka filluar para një viti, i inspiruar nga diskriminimi që iu bëhet pjesëtarëve të këtyre komuniteteve nga shoqëritë ku jetojnë. Korenica u mundua që të bëjë njëlloj proteste artistike kundër këtij diskriminimi njerëzor. Producentë të ekspozitës janë Armond Morina dhe Blerta Basholli.

Ekspozita, që do të qëndrojë e hapur deri më 5 tetor 2012, mbështetet nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, Soros, Muzeu i Kosovës dhe organizata Decade of Roma Inclusion 2005-2015.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›