Fillon Studimi i fizibilitetit, s’ka datë për Udhërrëfyes

Këto komente, Fule i bëri në konferencën për media pas takimit të parë të Këshillit kombëtar për integrime evropiane të themeluar nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
Në konferencën e përbashkët për media me presidenten Jahjaga, Fule tha se nuk mund ta jap kohën e saktë kur Kosovës do t’i jepet Udhërrëfyesi për vizat, mirëpo shprehu zotimin në këtë drejtim.
Megjithatë, komisioneri për Zgjerim lansimin formal të Studimit të fizibilitetit, e quajti si një hap dhe periudhë të re të marrëdhënieve Kosovë-BE.
Duke u përgjigjur në pyetjet se a është duke u bërë vetëm retorikë dhe jo punë konkrete për procesin integrues të Kosovës, Fule tha ndryshe është procesi aktual dhe ai i disa muajve më parë.
Fule ka thënë se ky studim do të bëjë një përfshirje të vlerësimeve lidhur me të arriturat në Kosovë. Sipas tij, studimi, do të identifikojë edhe sfidat që duhet përmbushur tutje, në mënyrë që edhe Kosova një ditë të mund të negociojë për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Komisioneri për Zgjerim tha se është tejet e rëndësishme të përmbushen reforma elektorale, të ketë zbatim të ligjit, të respektohen të drejtat e pakicave, ndërkaq sa i përket administratës publike konfirmoi se është duke u bërë sfidë shumë e madhe për autoritetet në Kosovë.
Ndërkaq, presidentja e vendit, duke shprehur zotimin për përmbushjen e kritereve për procesin integrues, tha se integrimi evropian është një projekt kombëtarë.
Ajo u shpreh se është e rëndësishme që Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor të integrohen sa më shpejt në BE.
Presidentja vlerësoi se Kosova dhe BE, në marrëdhëniet ndërmjet tyre kanë bërë një hap tejet të rëndësishëm me hapjen e procesit për liberalizimin e vizave dhe fillimit të studimit të fizibilitetit. /Telegrafi/
Fyle dorëzon dokumentin e fillimit të studimit të fizibilitetit
Komisioneri për zgjerim të BE-së, Stefan Fyle, në takimin e Këshillit kombëtar për integrim evropiane, u ka dorëzuar dokumentin e fillimit të studimit të fizibilitetit, liderëve kryesor të vendit.
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, në hapje të takimit, ka thënë se Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane ka për qëllim ndërtimin e koncensusit institucional dhe shoqëror.
“Ne si institucione e kemi vullnetin që secilin kushte ta plotësojmë në funksion të sigurimit të kushteve sa më të mira për qytetarët e vendit”, ka thënë presidentja duke shtuar se takimi i sotëm është shprehje dhe dëshmi se të gjithë ne institucionet, partitë politike, institucionet akademike dhe të gjithë qytetare keni vullnetin për të vazhduar në këtë rrugë.
“Si president e vendit do të ndërmarrë çdo veprim që shton efikasitetin e institucioneve në përshpejtimin e dinamikës për integrim në BE”, ka pohuar Jahjaga e cila ka shtuar se Kosova dhe BE, në marrëdhëniet ndërmjet tyre, kanë bërë një hap tejet të rëndësishëm në hapjen e procesit për liberalizimin e vizave dhe fillimit të studimit të fizibilitetit.
Ndërsa, Stefan Fyle, komisioneri për zgjerim i BE, ka thënë se ndihej i lumtur edhe zyrtarisht do të fillojë studimi i fizibilitetit. “Studimi i fizibiliteti do të përcakton politika integruese të Kosovës”, ka pohuar Fyle duke shtuar ai do të përcjell të arritur e Kosovës në arritjen e standardeve dhe do të sygjeron se çfarë duhet të bëjë Kosova.
Ai më pas, dokumentin e fillimit edhe zyrtarë të procesit të studimit të fizibilitetit për Kosovën, u ka dorëzuar përfaqësuesve të institucioneve kryesore të vendit, presidentes dhe kryeministrit te vendit.
Jahjaga takohet me Fulen
Ka filluar takimi i Presidentës së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fyle. Pas takimit, Jahjaga dhe Fyle, do të marrin pjesë në takimin Këshillit Kombëtar për Integrime Ervopiane.
Komisoniari Fyle në takim me presidenten Jahjaga është i shoqëruar edhe nga përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zhbogar.
Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, Fule, po ashtu do të takohet edhe me kryeministrin e vendit Hashim Thaçi.
Gjatë kësaj vizite, Fyle do të lansojë studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në.
Nis Fizibiliteti
Kosova sot edhe zyrtarisht merr studimin e fizibilitetit, si hap i parë drejt nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin me Bashkimin Europian. Pas takimeve me Presidenten dhe Kryeministrin, Komisari Fule do të lansojë këtë studim edhe formalisht në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar për Integrime që do të mbahet gjatë ditës.
Komisari Europian për Zgjerim, Stefan Fule do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë, ku pos takimeve me zyrtarët më të lartë shtetërorë, do të lansojë edhe studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me BE’në.
Studimi i fizibilitetit, i cili iu aprovua Kosovës pas progresit të bërë në dialogun me Serbinë, synon të identifikojë fushat ku Kosova duhet të bëjë progres të mëtutjeshëm, në mënyrë që të mund të nënshkruajë Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Europian.
Kjo marrëveshje, është hap i parë përmes të cilit synohet që të arrihet statusi i shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Sipas zyrtarëve të BE’së, studimi pritet të zgjasë përafërsisht 6 muaj, apo deri në vjeshtë të këtij viti, kur edhe do të publikohet një raport, i cili do të specifikojë detyrat e shtëpisë që Kosova duhet t’i bëjë para se të nënshkruajë MSA’në.
Agjenda e Komisarit Fule të martën do të nisë me një takim me Presidenten Atifete Jahjaga, pastaj me Kryeministrin Thaçi. Ndërsa pas këtyre takimeve, Fule do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrime Europiane, ku edhe do të lansojë formalisht nisjen e studimit të fizibilitetit.
Sipas zëdhënëses së Fules, Anca Paduraru, gjatë këtij takimi, Komisari do të flasë për rëndësinë e studimit të fizibilitetit për Kosovën dhe nevojës për t’iu qasur agjendës europiane në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale.
“Komisioneri Fule do të lansojë zyrtarisht studimin e fizibilitetit në takimin e parë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, i cili është një organ këshillëdhënës që paraqet një forum gjithëpërfshirës për diskutim të agjendës europiane”.
Sipas Paduraru, Komisioneri Europian gjatë ditës do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës. Përveç takimeve me Presidenten Jahjaga dhe Kryeministrin Thaçi, Fule do të takohet edhe me anëtarë të tjerë të Qeverisë, duke përfshirë këtu dy zëvendëskryeministrat, Ministren për Integrim Europian dhe Ministrin e Punëve të Jashtme.
Vizitën e Komisionerit Fule në Kosovë dhe lansimin e studimit të fizibilitetit, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishme, dhe si avancim të proceseve integruese të Kosovës.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, gjatë ditës së hënë, ka thënë se studimi është shenjë e mirë, pasi që Kosovës po i hapen rrugët drejt integrimeve europiane. Sipas Kuçit, deri tani ka pasur pengesa politike nga pesë shtetet e BE’së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, por se ky hap i parë është shumë i rëndësishëm në procesin gjithëpërfshirës të integrimeve europiane të Kosovës.
Kjo është shenjë e mirë për Kosovën, pasi që përbën hapin e parë drejt integrimeve europiane të Kosovës. Në fund të studimit, do të jetë e qartë se cilat janë detyrat e shtëpisë që Kosova duhet t’i kryejë”, ka thënë Zëvendëskryeministri.
Studimi i fizibilitetit është parakusht për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim me Bashkimin Europian.
Për të qenë në gjendje të nënshkruajë marrëveshjen, Kosova duhet të nënshkruajë së pari marrëdhënie kontraktuale me BE’në, gjë për të cilën nevojitet edhe pajtimi i pesë shteteve të BE’së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Para se Kosova të mund të nënshkruajë MSA’në me Bashkimin Europian, ajo duhet të ratifkohet nga parlamentet e secilit shtet anëtar të BE’së.
Ndryshe, Komisari Fule gjatë vizitës së tij në Kosovë, do të sjellë disa mesazhe të rëndësishme për institucionet e Kosovës. Mes tyre, janë zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani mes Kosovës dhe Serbisë, dhe vazhdimi i dialogut.
Siç ka mësuar Express ditë më parë nga burime brenda BE’së, Fule gjithashtu do të kërkojë nga institucionet vendore përkushtim më të madh në gjetjen e një zgjidhjeje për Veriun e Kosovës. Sipas zyrtarëve të BE’së, Komisari nuk do të vijë me kërkesa specifike për Veriun, por do të ritheksojë përkrahjen e Komisionit Europian për një agjendë gjithëpërfshirëse për këtë pjesë të vendit, si dhe do të kërkojë mendimin e palës kosovare për këtë çështje.
Sipas burimeve të Expressit, mbetet përgjegjësi e institucioneve vendore që të krijojnë një strategji për integrimin e kësaj pjese. Edhe pse BE’ja gjetjen e një zgjidhje për Veriun e sheh si aspekt teknik të dialogut, megjithatë, duhet të kërkohen aranzhime të cilat janë në kontekst të kohës dhe të rrethanave aktuale.
“Ne gjithmonë kemi thënë se dialogu është teknik. Por, ajo që dëshirojmë të shohim është se si është zhvilluar qasja e Kosovës ndaj Veriut këta muajt e fundit. Ne nuk dëshirojmë të imponojmë zgjidhje dhe për këtë jemi në pozitë të dëgjimit tani”, patën thënë për Express burime brenda BE’së.