E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi shkarkon Ranierin

Interi ka shkarkuar Claudio Ranierin nga posti i trajnerit duke emëruar në vend të tij strategun e ekipit të juniorëve, Andrea Stramaccioni.

Lajmin e ka bërë të ditur gjiganti milanez nëpërmjet një komunikate në uebfaqe zyratare ku falenderoi Ranierin për punën e tij në katër muajt në drejtim të ekipit.

Vendimtare për fatin e Ranierit ishte humbja 2-0 nga Juventus të dielën mbrëma që ishte disfata e 12-të këtë sezon. Nerazzurrët gjenden në pozitën e tetë në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›