Pakistani dhe SHBA synojnë uljen e tendosjeve

Ky takim, i mbajtur në margjina të samitit për sigurinë bërthamore në Seul të Koresë Jugore, shënon kontaktin e nivelit më të lartë ndërmjet dy palëve, prej se komandosët e Shteteve të Bashkuara e vranë liderin e Al-Qaidës, Osama bin Laden, në Pakistan, vitin e kaluar.
Këtë operacion qeveria e Pakistanit e kishte cilësuar si shkelje të sovranitetit.
Lidhjet janë tendosur edhe për shkak të vrasjes së 24 ushtarëve pakistanezë, nga sulmi ajror i NATO-s, në nëntor të vitit të kaluar.
Duke folur para takimit me Gilanin, presidenti Obama tha se shpreson se rishqyrtimi i ri i raporteve të Islamabadit me Washingtonin, nga Parlamenti pakistanez, do të jetë i balancuar dhe do t’i respektoj nevojat e sigurisë të Shteteve të Bashkuara, për t’i vazhduar operacionet kundër militantëve në zonën kufitare ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit.