E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon festivali EXIT

Të enjten (sot), në Novi Sad të Vojvodinës fillon festivali muzikor EXIT, që konsiderohet si festivali më i madh muzikor në këtë pjesë të Evropës.

Festivali EXIT do të zgjas deri më datën 15 korrik dhe pjesë e tij do të jenë shumë grupe dhe interpretues të njohur botërorë, si Duran Duran, New Order, Erykah Badu, Guns’n’Rose, Gossip, Wolfmother, etj, si dhe një mori DJ’shë dhe interpretuesish të muzikës elektronike.

Organizatorët presin që edhe sivjet kampet të jenë përlot mysafirë të ardhur nga shumë vise të botës, dhe që të gjithë ata për katër ditë të kënaqen në atmosferën brenda kalasë Petrovaradin, në Novi Sad.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›