Taarabt vazhdon në QPR

Mesfushori i Queens Park Rangers, Adel Taarabt ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare në Loftus Road. Lajmi vjen vetëm një vit pas kërkesës për largim nga klubi, me destinacion Paris Saint-Germainin.
“Kam kaluar një fillim të vështirë të sezonit të kaluar por kam punuar shumë dhe më pas jam ndjerë mirë me menaxherin Mark Hughes. Jam shumë i kënaqur që kam vazhduar kontratën”, deklaroi Taarabt për mediumet britanike.
23 vjeçari iu bashkua skuadrës londineze nga Tottenhami në gusht 2010.